Republika e Kosoves

Kamenicë

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë  ka në objekt të punës së saj: 

1. Furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit (fekal dhe atmosferik) dhe përpunimin
e ujërave të zeza;
2. Organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit
dhe rrugëve lokale;
3. Organizon menaxhimin e parqeve publike, shesheve, hapësirave gjelbëruese, hapësirave
publike dhe varrezave;
4. Koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe
mallrave, me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve individual dhe operatorëve juridik
sipas rregulloreve;
5. Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve;
6. Bënë menaxhimin e shërbimit me “Merimangë”, sipas rregullores, si dhe organizon procedurat
për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj;
7. Bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në
komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore;
8. Bënë sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin
në territorin e komunës.
9. Bënë mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta (festa shtetërore, punë të
veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme);
10. Bashkëpunon me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth grumbullimit të mbeturinave,
furnizimit me ujë, furnizimit me rrymë, postën etj;
11. Është përgjegjëse për ndriçimin publik, tabelat reklamuese dhe reklamat e ndryshme;
12. Merr pjesë në komisionet për pranim teknik të projekteve të infrastrukturës dhe banimit;
13. Është përgjegjëse t’i ofrojë raporte vjetore MAPL-së për shërbimet që i ofrohen qytetarëve në
kuadër të kompetencave të Drejtorisë;
14. Bënë konsultimet me nivelin qendror për ndërtimin, riparimin e shenjave apo ndryshimin e
rrugëve ndër-komunale që ndikojnë në komunë;
15. Harton programin zhvillimor afatgjatë dhe afatmesëm të infrastrukturës në nivel të komunës,
duke marrë parasysh nevojat e banorëve dhe duke bashkëpunuar me bashkësitë lokale, krahas
zhvillimit urbanistik të vendbanimeve dhe viseve rurale, ku njëherësh edhe propozon
realizimin e tyre;
16. Përcjellë dhe studion rrjedhat e zhvillimit të infrastrukturës së komunës me pikësynim
zhvillimin e infrastrukturës sipas normave të BE-së;
17. Përgatitë detyrat projektuese për projektet e drejtorisë dhe në raste të veçanta harton
paramasa;
18. Lëshon leje për ndërhyrje në infrastrukturën publike komunale, të cilat i bëjnë ndërmarrjet
publike (PTK-ja, KEDS-i, KRU “Hidromorava”) dhe kyçjet individuale të qytetarëve në
rrjetin e infrastrukturës;
19. Arkivon dokumentacionin teknik të infrastrukturës lokale;
20. Bashkëpunon me bashkësitë e pronarëve lidhur me funksionimin praktik të bashkëpronësive
duke u mbështetur në dokumentacionin teknik që ekziston;
21. Mbanë regjistrin e ndërtesave në bashkëpronësi dhe bashkëpunon me administratorët që
ushtrojnë këtë veprimtari;
22. Bashkëpunon me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor-Divizionin e Banimit,
siguron edukim dhe trajnimin e administratorëve të ndërtesave dhe kryesinë e shoqatës rreth
qeverisjes dhe funksionimit të ndërtesës në bashkëpronësi;
23. Bënë mbikëqyrjen inspektuese me autorizim të posaçëm si inspektor për banim;
24. Inspekton lidhjen pa leje në rrjetin e ujësjellësit publik nga ana e personave fizikë dhe
juridikë, mbikëqyrë dhe parandalon keqpërdorimin e ujit të pijshëm për larjen e rrugëve,
sipërfaqeve publike, autolarje, mbushjen e puseve, ujitjen e kopshteve etj;
25. Inspekton lidhjen ilegale në rrjetin e kanalizimit publik, mbikëqyrin ndërhyrjen (prerjen) e
rrugëve publike pa leje, të trotuareve dhe të sipërfaqeve tjera publike;
26. Inspekton mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, tregut të gjelbër,
terreneve sportive dhe sipërfaqeve tjera publike, inspekton hedhjen e mbeturinave jashtë
vendeve të caktuara, inspekton zbrazjen pa leje të materialeve (rërës, dheut, të materialit tjetër
ndërtimor) që pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve;
27. Inspekton ekspozimin e mallrave jashtë lokaleve afariste në hapësira publike, ndalimin e
shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, vënien e mbishkrimeve, panove dhe
reklamave, vitrinave, objekteve publike dhe higjienike, hoteliere, sallave publike (WC-të);
28. Inspekton zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit të mjeteve motorike në
qarkullimin rrugor;
29. Inspekton kontrollimin dhe marrjen e masave të parapara ligjore kundër operatorëve ilegal
dhe të atyre legal që nuk respektojnë orarin e përcaktuar nga organi kompetent;
30. Ushtron kompetencat tjera të përcaktuara me ligjet përkatëse, statut, rregulloret komunale si
dhe aktet tjera nënligjore.