Republika e Kosoves

Kamenicë

Albert Sermaxhaj

Albert Sermaxhaj është i lindur më 14 prill 1984. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në fshatin Hogosht, Komuna e Kamenicës.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, në kuadër të Universitetit të Prishtinës (UP).

Që nga viti 2014 është zgjedhur kryetar i degës së NISMA Socialdemokrate në Kamenicë, anëtar i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate si dhe anëtar i kryesisë qendrore të NISMA Socialdemokrate në Prishtinë.

Në vitin 2017, është emëruar Këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Më 22 Dhjetor 2017 është zgjedhur Asambleist në radhët e NISMA-s në Kuvendin Komunal të Komunës së Kamenicës.
Ndërsa, që nga 20 Shkurt 2019 është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal në Komunën e Kamenicës.


Asistenti: Durim Biqkaj

Durim Biqkaj është i lindur më 22 Tetor 1993.
Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në fshatin Hogosht, Komuna e Kamenicës. Studimet Bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës (UP), dega në Gjilan në vitin 2012-2016, ndërsa studimet Master në Fakultetin Juridik, moduli Penal në Universitetin “FAMA” gjatë vitit 2016-2018 në Prishtinë.

Përgjatë viteve 2015-2017, ka qenë nënkryetar në organizatën joqeveritare Kuvendi i të Rinjëve të Kosovës (KRK), dega në Kamenicë, ndërsa gjatë vitit 2016-2017 ka punuar sekretar në klubin futbollistik KF.KIKA – Hogosht, 2017-2018 ka punuar sekretar dhe Koordinator i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) të Kamenicës, 2017-2019 ka punuar si Administrator i sistemit “FIFA Connect” të klubit KF.KIKA në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Nga viti 2018 është anëtar i kryesisë së Degës së NISMA Socialdemokrate në Kamenicë, Kryetar i Rinisë në nivel lokal dhe anëtar i kryesisë së Rinisë në nivel qendror. Në vitin 2018/2019 ka punuar si praktikant në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Zyra e Punësimit (ZP) – Kamenicë, poashtu si Koordinator për implementimin dhe monitorimin e aktiviteteve të Qendrës për Përkrahje të Bizneseve (QPB) Kamenicë.

Ndërsa, që nga data 01 Mars 2019, është emëruar si asistent administrativ i Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës.