Republika e Kosoves

Kamenicë


Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor ka në objekt të punës së saj:

1.Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjellë dhe studion zhvillimin hapësinor të komunës.;(sipas metodologjisë bashkëkohore);
2.Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban, dhe Planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera;
3.Ofron Sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre;
4.Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij;
5.Në procesin e hartimit të planeve hapësinore, bashkëpunon dhe sinkronizohet me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe komunës;
6.Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës;
7.Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane;
8.Përcjellë planifikimin urbanistik, projektimin dhe merret me zbatimin e tyre;
9.Përgatit plane të detajuara urbanistike – projektet urbanistiko arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe Komunës;
10.Harton programe-detyra projektuese me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistiko – arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
11.Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore, urbanistike, rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit dhe të Komunës;
12.Propozon dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor: planit zhvillimor të komunës, planit zhvillimor urban, planit rregullues urban si dhe rregullativën nga lëmi i ndërtimeve investive;
13.Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike;
14.Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro urbane në territorin e qytetit dhe komunës;
15.Merret me hartimin e legjislacionit, ekspertizave-analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban;
16.Propozon dhe zbaton programin për hapësirën e Komunës;
17.Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera;
18.Organizon dhe kontrollon dokumentacionin teknik;
19.Organizon dhe cakton grupin profesional për mbikëqyrje, pranime teknike të objekteve ndërtimore dhe shërbime tjera përkatëse;
20.Lëshon rregullore dhe vërtetime për gjendjen e objekteve të ekzekutuara;
21.Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi;
22.Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara;
23.Programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në territorin e komunës;
24.Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore;
25.Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien e tokës për shfrytëzim;
26.Zbaton programet e sektorëve të tjerë të administratës komunale në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve kapitale si dhe Rregulloret komunale nga përgjegjësia e kësaj drejtorie;
27.Përgatit propozimet e rregulloreve dhe akteve tjera nga lëmi i ndërtimit, planifikimit, projektimit dhe rregullimit hapësinor;
28.Udhëzon dhe orienton subjektet nga fusha e ndërtimit, bashkëpunon me subjektet udhëheqëse dhe personat juridik nga fusha e ndërtimit, ofron të dhënat dhe informata të tjera bazike profesionale të nevojshme, për punën e udhëheqjes komunale;
29.Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimit;
30.Harton projekt programin për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës;
31.Propozon dhe zbaton programin e veçantë për rregullimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës;
32.Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit; 33.Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim;
34.Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve ilegale;
35.Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi dhe veçmas me rregulloren dhe manualin për legalizim;
36.Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi si dhe me rregulloren dhe manualin për legalizim;
37.Shqyrton – harton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale;
38.Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse;
39.Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale;
40.Kryen detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore, akte nënligjore dhe rregullore komunale dhe të deleguara.