Republika e Kosoves

Klinë

MBAHET TAKIMI I DYTË I MEKANIZMIT KOORDINUES KOMUNAL KUNDËR DHUNËS NE FAMILJE

2024/09/10 - 11:33

Në sallën e konferencave të komunës së Klinës është mbajtur takimi i dytë me radhë i anëtarëve të Mekanizmit Koordinues Komunal Kundër Dhunës ne Familje.
Në këtë takim u diskutuan mbi dukurinë e dhunës në familje, si dhe për rastet e dhunës në familje për tetëmujorin e parë të vitit 2024. Gjithashtu u bisedua për mundësitë dhe opsionet e zgjidhjes afatgjatë për rastet e tilla.
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, dhe të pranishëm ishin edhe anëtarët e këtij mekanizmi, si: prokurorja, znj. Arlinda Gacaferri, z.Demë Hasanaj, mbrojtës i viktimave në nivel regjional, doktor Nysret Pepaj, drejtoresha e strehimores në Pejë, znj. Ardita Balaj, përfaqësuesja për Komunitete dhe Kthim, znj. Silvija Rashkoviç, zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Vitore Shala, si dhe përfaqësuesi i Drejtorisë së Arsimit, z. Astrit Muhaxheri si dhe z. Taulant Nikçi, jurist tek Zyra për Ndihmë Juridike Falas.