Republika e Kosoves

Klinë

Klina, hapësira jonë e përbashkët për kulturë, ekonomi, bujqësi e bashkëjetesë qytetare

Synim i veprimtarisë efikase është shtimi i besimit të njerëzve tek institucioni dhe tek administrata, duke siguruar relacion koherent ndërmjet qytetarit dhe administratës publike. Kjo është e domosdoshme për funksionimin e demokracisë. Në faqen zyrtare të Komunës së Klinës mund të gjeni dokumente dhe informata për punën e Ekzekutivit, Legjislativit dhe organeve të tij. Këtë mund ta bëni shumë lehtë duke vizituar web-faqen tonë dhe duke klikuar në menytë e vendosura. Qëllimi është që të ngrihet mundësia e mbështetjes dhe e shkëmbimit të burimeve humane dhe materiale, përmirësimi i perfromancës dhe rritja e transparencës për rrjedhën e parasë publike të taksapaguesve klinas, duke u munduar maksimalisht për zhvillimet e përgjithshme dhe avancimin në këto aspekte:Ndërtimi i një shoqërie moderne multietnike, tolerante me vlera të një demokracie të avancuar, zhvillimi socio-ekonomik dhe kulturor, respektimi i diversitetit kulturor, fetar, racor dhe  statusit social, respektimi i të drejtave universale të njeriut, barazia gjinore dhe rinia e shëndoshë, integrimet europiane, promovimi dhe zhvillimi kulturor dhe i politikave publike.

Klinës  bashkërisht do t’i japim një imazh të një qyteti më të bukur dhe modern në funksion të qytetarit me vizion euro-perëndimor.