Republika e Kosoves

Klinë

169 mijë euro të fituara nga Komuna e Klinës në Grantin e Përfomancës

2021/05/21 - 4:36

Komuna e Klinës është renditur një ndër komunat me përfomancën më të mirë, duke qenë edhe përfituese e Grantit të Perfomancës Komunale, që jepet nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze, Norvegjeze dhe atë Zvicerane.

Granti i Performancës Komunale për vitin fiskal 2021 i`u është ndarë komunave në pajtim me pikët e arritura në performancën komunale, në bazë të treguesve në tri tema kryesore: qeverisje demokratike; menaxhimi komunal dhe ofrimi i shërbimeve.

Me këtë rast, kryetari i Kounws, Prof. Dr. Zenun Elezaj, falënderon Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, donatorët e Grantit të Performancës, ekzekutivin dhe zyrtarët komunal dhe qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të jetesës. Shuma e përfituar nga Granti i Përfomancës për Komunën e Klinës është 169 mijë euro, ndërsa projektet që do të financohen me mjetet e përfituara janë: – Fasadimi i objekteve të vjetra në qytet, – Ndërtimi i urës së këmbësorëve në lumin “Drini i Bardhë” dhe pastrimi i shtratit të lumit, – Asfaltimi i rrugëve në fshatrat Caravik dhe Çabiq, – Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik, – Ndërtimi i rrugicave në Gjurgjevik të Madh, – Asfaltimi i rrugëve dhe infrastrukturës nëntokësore në Videjë, Jagodë, Paskalicë dhe Krushevë e Madhe.