Republika e Kosoves

Klinë

NË FSHATIN KERRNICË FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE LOKALE

2021/04/07 - 2:31

Në fshatin Kerrnicë sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve lokale, të cilat kanë një gjatësi prej 2650 metra.
Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetari i Komunës, z. Besim Hoti, drejtori i Urbanizmit, z. Lorenc Marleku, dhe banorë të fshatit.
Kryetari Elezaj ka uruar banorët për fillimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për ta dhe ka theksuar se do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti të realizojnë projekte të dobishme për qytetarët, duke i plotësuar kërkesat e tyre.
Në anën tjetër, banorët falënderuan kryetarin Elezaj për realizimin e këtij projekti të një rëndësie të veçantë, pasi krijon lehtësira të mëdha në qarkullimin rrugor e po ashtu edhe ofron siguri më të madhe në komunikacion.
Po ashtu, Elezaj ka vizituar edhe shkollën fillore të mesme të ulët “Avni Zhabota”, ku është planifikuar ndërtimi i fushës së sportit, projekt që do të fillojë shumë shpejt.