Republika e Kosoves

Klinë

264 000 EURO INVESTIME TË REJA NË ZAJM-DEIQ PËR RREGULLIMIN E TROTUARIT DHE HAPËSIRAVE TË GJELBRA, NDRIÇIMIN PUBLIK, KOMPLETIMIN E RRUGËVE LOKALE DHE KANALIZIMIT

2023/05/05 - 11:36

Në këtë kohë kompanitë e kontraktura nga komuna po punojnë në shumë fshatra.
Projekte të ndryshme e të rëndësishme po realizohen. Fshatrat e Klinës po marrin pamje më të bukur, qytetarëve po iu përmbushen kërkesat e po iu krijohen kushte më të përshtatshme për jetesë.
Sot, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë, kanë vizituar fshatin Zajm dhe Deiq për të parë nga afër fillimin e punimeve për ndërtimin e trotuarit në gjatësi prej 1500 metra gjatësi dhe përgjatë gjithë trotuarit do të vendoset edhe ndriçimi publik dhe skaj tij do të bëhet gjelbërimi i hapësirave publike.
Po ashtu, do të bëhet ndërtimi i urës afër çerdhes, si masë preventive për mbrojtje nga vërshimet.
Në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen edhe 1000 metra rrugë dhe do të bëhet shtrirja e 500 metrave të rrjetit të kanalizimit.
Projekti është investim nga buxheti komunal dhe ka një vlerë prej 246 000 euro.