Republika e Kosoves

Klinë

Afër gjysmë milioni euro investime të reja në Ranoc, Leskoc dhe Zllakuqan

2021/08/05 - 9:20

Sot filluam punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat Ranoc, Leskoc dhe Zllakuqan.

Në fillimin e punimeve të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të Komunës.

Kryetari Elezaj uroi banorët për fillimin e punimeve si dhe theksoi se me përfundimin e të cilit do t`i japim fund edhe problemeve të banorëve të kësaj ane me infrastrukturë rrugore.

“Ky është një projekt me një rëndësi të veçantë dhe që ka vlerë prej 450 mijë euro, e me përfundimin e të cilit do t`i japim fund edhe problemeve të banorëve të kësaj ane me infrastrukturë rrugore.

Jam vërtetë i lumtur që tri vite e gjysmë pas fillimit të punës si Kryetar i Komunës, si rezultat i investimeve komunale, fshatrat e Klinës kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore për të mirë e banorëve iu kemi krijuar kushte të përshtatshme për jetesë”, tha kryetari Elezaj.