Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Enver Berisha, vizituan fshatrat Ranoc dhe Leskoc, ku në kuadër të projekteve infrastrukturore të financuara nga komuna, kanë parë nga afër fillimin e punimeve për shtrimin e shtresës së asfaltit në rrugët lokale të dy fshatrave, një kërkesë e vazhdueshme e banorëve.
“Ne do të vazhdojmë më implementimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore në të gjitha vendbanimet e komunës tonë, me qëllim që qytetarëve t`ju krijojmë kushte të përshtatshme për jetesë.”- ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.