Republika e Kosoves

Klinë

ASFALTOHEN RRUGËT NË SHTUPEL, RIPAROHEN NË CARAVIK

2020/09/19 - 5:44

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka qëndruar në fshatin Shtupel, ku ka parë nga afër punimet për asfaltimin e segmenteve rrugore në lagjet Temaj dhe Kerellaj.

Ky projekt po realizohet në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe po ashtu do të vazhdojnë punimet për asfaltimin e segmenteve tjera rrugore, investime këto shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për banorët e këtij lokaliteti.

Ndërsa në fshatin Caravik Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të mirëmbajtjes verore të rrugëve, pas kërkesës së Komunës së Klinës, po vazhdon riparimin e rrugës kryesore që është në menaxhim të Ministrisë.