Republika e Kosoves

Klinë

Bëhen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz

2019/03/07 - 5:37

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot  janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në kompleksin Memorial Adem Jashari.

Në kujtim të Epopesë së UCK-së dhe 21 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit dhe familjes Jashari, sot Kryetari i Komunës së Klinës i shoqëruar me bashkëpunëtorë bëri homazhe te varri i komandanti Adem Jashari dhe të rënëve të familjes Jashari.