Republika e Kosoves

Klinë

Bëhen homazhe në nderim të Ismet Racit

2019/04/24 - 4:17

Me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së ish kryetarit të Komunës së Klinës, veprimtarit  dhe mësimdhënësit, Ismet Racit, sot, Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, me nënkryetarin e komunës, Besim Hotin, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fadil Gashin, bashkëpunëtorë, familjarë dhe miq të të ndjerit kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh te busti i tij.

Me këtë rast, kryetari Elezaj, duke theksuar se vrasja e Ismet Racit ishte e rëndë jo vetëm për familjarët, por edhe për gjithë qytetarët e Klinës dhe Kosovës, bëri thirrje te organet e drejtësisë për zbulimin e këtij rasti.

Homazhe janë bërë edhe pranë varrit te tij në fshatin Siqevë, ku janë vendosur buqeta me lule.