Republika e Kosoves

Klinë

Bëhen homazhe në nderim të personave të pagjetur të Komunës së Klinës

2019/04/04 - 1:45

Më rastin e 20-vjetorit të ditës të zhdukurve të Komunës së Klinës, sot, Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve lokale në Klinë, Policisë, Përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta, familjarë të të zhdukurve dhe dëshmoreve dhe qytetarë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te Memoriali i të pagjeturve në Klinë dhe Kralan dhe te varrezat e dëshmorëve në Qupevë të Ulët.