Republika e Kosoves

Klinë

BËHEN HOMAZHE PËR DËSHMORIN MUHAMET HAXHAJ

2019/07/03 - 1:47

Sot, në Kompleksin Memorial, “Kodra e Kuqe”, te varrezat e dëshmorëve në Grabanicë, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Muhamet Haxhaj, “Naimi”.

Në homazhe kanë marrë pjesë drejtorë të drejtorive të Komunës së Klinës, asamblistë, miq dhe familjarë të të ndjerit.
Homazhe po ashtu janë bërë edhe te lapidari “Kulla e Qëndresës” në Dollc.

Muhamet Haxhaj ra në fushën e ndjerit me 3 korrik 1998.