Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

BIBLIOTEKA E QYTETIT “KONGRESI I MANASTIRIT”, PASUROHET ME MBI 1.300 EKZEMPLARË TE RIJNË

2021/11/10 - 4:42

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, z. Binak Sylaj dhe drejtori i Kulturës, Rinis dhe Sportit, z. Skender Merturi, kanë vizituar bibliotekën e qytetit, “Kongresi i Manastirit”.
Qëllimi i kësaj vizite ishte, furnizimi me mbi 1.300 ekzemplar të rijnë, me rreth 630 tituj, investim ky i Komunës së Klinës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe Sportit.
Elezaj, gjatë kësaj vizite, ka parë nga afër edhe renovimet e bërë në shtëpinë e kulturës përfshirë dhe bibliotekën me instalimin e klimave, vendosjen e ventilimit si dhe përgatitjet për vendosjen e nxehjeve qendrore në sallën e madhe të teatrit.
Në fund, kryetari Elezaj i dhuroi bibliotekës së qytetit disa nga tekstet universitare të tij.