Republika e Kosoves

Klinë

Deputetët mbajnë takim me qytetarët e Klinës

2019/04/17 - 4:17

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, është mbajtur debat publik me qytetarët e Klinës.

Në këtë debat me qytetarë morën pjesë deputetët Time Kadrijaj, Haxhi Shala, Evgjeni Thaçi- Dragusha, Mirjeta Kalludra, Shqipe Pantina, Fatmire Gollqaku.

Ky debat është organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies parlamentare sipas standardeve ndërkombëtare.

Deputetët informuan qytetarët për mënyrën e funksionimit të parlamentit dhe komisioneve parlamentare dhe për angazhimet, projektligjet dhe projektet që kanë shtruar para qeverisë.

Gjatë debatit, qytetarët kanë diskutuar me deputetët e pranishëm për problemet dhe kanë paraqitur kërkesat e tyre, për të cilat deputetet u zotuan që do t`i shqyrtojnë dhe drejtojnë në ekzekutiv.