Republika e Kosoves

Klinë

DHUROHEN PAJISJE MJEKËSORE PËR QENDRËN KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE “NËNË TEREZA” NË KLINË

2022/09/30 - 8:54

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, sot ka pranuar një donacion të vlefshëm nga organizata “Islamic Relief” me pajisje mjekësore për oksigjen, të cilat, me qëllim të menaxhimit të mirë dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më afër qytetarëve, do të shpërndahen edhe në AMF-të ku është e nevojshme.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morën pjesë kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj.

“Kryetari Elezaj gjatë kësaj ceremonie falënderoi përfaqësuesit e “Islamic Relief” për këtë ndihmë dhe shprehi mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Klinës për kontributin e tyre të vazhdueshëm për t`ju dalur në ndihmë qytetarëve të komunës tonë, që përveç ndihmës së fundit me aparate mjekësore, kanë ndihmuar qytetarët në forma të ndryshme.
Faleminderit për kontributin tuaj!”- ka thënë në fund Elezaj.