Republika e Kosoves

Klinë

Donacion nga UNICEF dhe USAID për QKMF-në në Klinë

2020/05/11 - 8:22

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë sot ka pranuar një donacion me pako higjienike nga UNICEF në partneritet me USAID, në kuadër të ndihmave që UNICEF dhe USAID po japin për institucionet shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë më të rrezikuarit nga përhapja e virusit.