Republika e Kosoves

Klinë

Drejtori i Administratës Binak Syla njofton njësitin e LMT-së në Klinë për ecurinë e formimit të Këshillave të Fshatrave

2018/12/03 - 4:50

Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Klinës, Binak Sylaj, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it, njësiti i LMT që operon në Klinë.

Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi ecurinë dhe procesin e  deritanishëm të formimit të Këshillave të Fshatrave  në Komunën e Klinës.

Drejtori Sylaj, informoi përfaqësuesit e KFOR-it mbi gjendjen ekzistuese të Këshillave të Fshatrave, ku deri më tani është formuar vetëm këshilli lokal në fshatin Gremnikë dhe pritet që ky proces të finalizohet në vitin 2019.