Republika e Kosoves

Klinë

Drejtori i DKA-së, Dr.sc.Qemajl Sejdija, ka pritur në takim pune udhëheqësin e CIMIC-ut të KFOR-it Italian

2022/05/12 - 3:44

Drejtori i DKA-së, Dr.sc.Qemajl Sejdija, ka pritur në takim pune udhëheqësin e CIMIC-ut të KFOR-it italian të Komandës Rajonale të Perëndimit, z. Cataldo Andrea i cili e ka njoftuar për bashkëpunimin, projektet dhe ndihmesën e përgjithshme që KFOR-i ka dhënë për sektorin e arsimit në Klinë në fusha të ndryshme të performancës, pastaj në infrastrukturën shkollore si ndërtimi i fushës së sportit në shkollën e Grabanicës si dhe zotimin për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën e Gllarevës etj. Pastaj z. Andrea shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar sektorin e arsimit edhe në projekte të tjera siç është furnizimi me pajisje për shkollat në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit etj. Drejtori i DKA-së e ka falënderuar shefin e CIMIC-ut italian për të gjitha që ka bërë ky institucion ndërkombëtar në infrastrukturën e shkollave të Klinës dhe në avancimin e përgjithshëm të procesit mësimor.