Republika e Kosoves

Klinë

Drejtori i Inspektoratit, Petrit Bekaj, priti Zv.komandantin e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë, z.  Agim Pantina

2019/02/06 - 3:14

Sot, në Klinë, në zyrën e tij, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, z. Petrit Bekaj, ka pritur Zv.komandantin e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë, z. Agim Pantina, ku temat bosht të diskutimit ishin bashkëkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve mes këtyre palëve në fushën e komunikacionit, për parandalimin e numrit  të madh të aksidenteve, shqetësim ky që ka marrë përmasa alarmuese.

Me këtë rast, po ashtu u diskutua edhe rreth mirëmbajtjes së rrugëve, rregullimin e shenjave të komunikacionit, parandalimi i veprimtarive të taksive ilegalë etj, elemente këto që kanë të bëjnë me eliminimin e dukurive negative në komunikacion.

Drejtori Bekaj falënderoj Zv.komandantin Pantina  dhe siguroi për mbështetjen e tij të plotë në këto veprimtari, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Komunën e Klinës.