Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Klinës, z. Faruk Smajli, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it, LMT Italian K16, të cilët merren me komunën e Klinës.
Drejtori Smajli dhe përfaqësuesi i KFOR-it, gjatë takimit biseduan për bashkëpunimet që ka drejtoria me Policinë, bizneset, qytetarët dhe grupet tjera, për sigurinë në shërbime dhe vend të punës, funksionin dhe kompetencat e drejtorisë, si dhe përgjegjësitë e inspektorëve dhe organizimin në terren.
Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe dakordim reciprok.