Republika e Kosoves

Klinë

Drejtori i Shërbimeve Publike, Iber Elezaj, takoi takim komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, Kolonel Andrea Bertazzo

2021/11/20 - 7:00

Drejtori për Shërbime Publike, z. Iber Elezaj, i shoqëruar nga zyrtarja për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Klinës, kanë pritur në takim komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, Kolonel Andrea Bertazzo.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i aktit formal të donacionit për vendosjen e dy pompave hidrike për furnizim me ujë për nevoja shtëpiake në tri fshatra të Klinës, Videjë, Jagodë dhe në fshatin Deiq.

Koloneli Bertazzo me këtë rast theksoi se ndjehet i lumtur që ka pasur mundësinë të ju ndihmojë këtyre fshatrave. Ai gjithashtu, shtoi se do të angazhohet të ketë bashkëpunime tjera civilo- ushtarake me kontingjentin italian, në të mirë të të gjithë banorëve.

Në emër të kryetarit të Komunës së Klinës, drejtori Elezaj falënderoi kontingjentin Italian për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për furnizim me ujë në këto fshatra, ndërsa potencoi qe vitin e ardhshëm uji do të jetë edhe i pijshëm.