Republika e Kosoves

Klinë

Drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku, takoi zyrtarë nga MEA dhe USAID, diskutojnë për procesin e legalizimit të objekteve dhe shtëpive

2021/03/04 - 4:39

Drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Lorenc Marleku, sot ka pritur në takim z. Ilir Kryeziun, zyrtar për legalizim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe z. Valon Novosella dhe z. Vigan Perani nga USAID-i, me të cilët kanë diskutuar lidhur me ecurinë e procesit të legalizimit të objekteve dhe shtëpive të banimit dhe rëndësinë e saj.

Drejtori Marleku theksoi Komuna e Klinës është një ndër komunat që merret si shembull në procesin e legalizimit në Kosovë për nga ana e përgatitjeve nga komuna.

Marleku i informoi me problemet dhe sfidat me të cilat po përballet komuna gjatë këtij procesi dhe po ashtu edhe për numrin e aplikimeve dhe interesimin nga qytetarët për t`i legalizuar objektet dhe shtëpitë e banimit.