Republika e Kosoves

Klinë

DREJTORIA E ARSIMIT PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUES TË OJQ “TOKA”

2023/06/05 - 6:53

Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, z. Qemajl Sejdija, së bashku me stafin e tij, kanë pritur në takim përfaqësues të OJQ “TOKA”, znj. Fatjona Beqiri bashkë me nxënësit e klubeve të debatit në Klinë.
Drejtori Sejdija së bashku me të pranishmit diskutuan mbi gjendjen në shkollat e mesme të komunës së Klinës, kërkesat dhe nevojat që duhet intervenuar. Drejtori Sejdija, gjatë debatit njoftoi mbi veprimet që do të marrë komuna e Klinës dhe investimet që janë planifikuar në ato shkolla.
Gjithashtu, falënderoi organizatën “TOKA” për bashkëpunimin reciprok si dhe lavdëroi angazhimin me nxënësit e Klinës.