Republika e Kosoves

Klinë

DREJTORIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT, ORGANIZON EKSPOZITË NË SHESHIN “MUJË KRASNIQI”

2022/06/18 - 1:00

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Klinës, Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar ekspozitë me punime nga piktorë të njohur vendas, piktorë nga komuna e Deçanit, diaspora, e kësaj radhe të mbajtur në ambient të hapur, pranë shtatores së “Mujë Krasniqit”, në sheshin kryesor.
Në këtë ekspozitë morën pjesë nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, artistë, poetë, shkrimtarë, media e qytetarë të shumtë.
Drejtoresha Gashi është shprehur e lumtur që arti në Klinë vazhdon të jetë mesazhi më i mirë i bashkimit dhe frymëzimit të gjeneratave.
Pas ekspozitës, aktivitetet vazhduan në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, me promovimin e librit “Muri i Kujtesës”, nga autori i njohur klinas, tashmë edhe mbarëkombëtar, z. Vilson Culaj.