Republika e Kosoves

Klinë

DREJTORIA PËR SHËRBIME PUBLIKE ADRESON VËREJTJE PËR KOMPANINË NNT “VIKTORY COM” PËR MOSKRYERJEN E PUNIMEVE

2018/12/28 - 3:16

Kompanisë NNT VIKTORY COM, i është dhënë vërejtje e fundit nga ana e Drejtorisë për Shërbime Publike për mos kryerjen e punëve për furnizim me zhavorr dhe meremetimin e rrugëve lokale në Komunën e Klinës.
Më këtë rast, drejtori për Shërbime Publike, në Komunën e Klinë, Ibër Elezaj, përmes kësaj vërejtje ka dhënë propozimet për masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe futjen e kësaj kompanie në listën e operatorëve të papërgjegjshëm (“listën e zezë”), ndërprerje të kontratës, kompensim të dëmeve të shkaktuara dhe masa të tjera të parapara më ligj.