Republika e Kosoves

Klinë

ELEZAJ: HERONJTË E DËSHMORËT E KOMBIT U BËNË PISHTARË TË LIRISË SË POPULLIT SHQIPTARË E THEMEL I PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

2021/05/21 - 2:42

Sot, në 23 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Faruk K. Elezaj, Arben A. Haliti, Arben I. Krasniqi, Myrtë Zeneli, Qaush Fazlija, Isuf Morina dhe Xhezair Xh. Syla, kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me kryesuesin e Kuvendit, Fadil Gashi, bashkëpunëtorë të komunës, komandantin e stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, përfaqësues të OVL-UÇK-së dega në Klinë, familjarë të dëshmorëve të kombit, veteranë të luftës e qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë bustit të Arben Halitit dhe Faruk Elezit, heronj të kombit.

Me këtë rast, kryetari Elezaj theksoi se heronjtë e dëshmorët e kombit u bënë pishtarë të lirisë së popullit shqiptarë e themel i pavarësisë së Republikës së Kosovës.