Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj i gatshëm për bashkëpunim për llogaridhënie komunale

2018/09/12 - 10:17

Kryetari Elezaj, i ka pritur për takim përfaqësuesit nga KDI, : Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në KDI, Ahmet Rushiti, menaxher i projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale”, Krenare Loxha, zyrtare e projektit, Përparim Bublaku, Koordinator nga KDI.

Qëllimi i këtij takimi, ishte informimi rreth projektit, “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale”, që  Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), do ta zhvillojë në 11 komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Klinës.

Elezaj është shprehur i gatshëm për bashkëpunim , duke thënë se: Komuna e Klinës, është gatshme për bashkëpunim sa i përket llogaridhënies komunale .