Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj inspektoi punimet që po realizohen në rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë

2020/05/13 - 8:07

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Lorenc Marleku, sot kanë inspektuar punimet që po realizohen në rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë, një projekt ky shumë i rëndësishëm si për zhvillimin e turizmit, krijimin e hapësirave rekreative dhe evitimin e vërshimeve.
Punimet po realizohen nga “Ura e Haxhisë” deri te rruga Pejë – Prishtinë, kurse projekti është financim i Ministrisë së Mjedisit, ndërsa punimet po realizohen nga kompania “Mirusha”.