Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj inspektoi punimet që po realizohen në Memorialin në Kralan

2020/05/13 - 12:33

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturin, kanë inspektuar punimet që po realizohen në ndërtimin e Memorialit për të vrarët dhe të zhdukurit e masakrës së Kralanit, ku më 4 prill 1999 ishin vrarë e zhdukur 86 civil shqiptarë nga regjimi serb.

Ndërtimi i Memorialit është financuar nga komuna e Klinës dhe ka një vlerë prej 12 938 euro, ndërsa inaugurimi i Memorialit ishte planifikuar të bëhej më 4 prill, por për shkak të përhapjes së virusit ende nuk është bërë përfundimi i punimeve.