Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj merr pjesë në takimet e organizuara nga Instituti Demokratik i Kosovës në Klinë

2018/10/19 - 5:44

Organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me mbështetje të Ambasadës së Britanisë  në Prishtinë, në bashkëpunim me Komunën e Klinës, ku mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me stafin e tij. Takimet, janë mbajtur në fshatrat Dugojevë, Sferkë, dhe Grabanicë, me qëllim diskutimin dhe identifikimi e çështjeve që i preokupon qytetarët e këtyre fshatrave në mënyrë që prioritetet e tyre të përfshihen në planet e Komunës së Klinës, për vitet e ardhshme.

Gjithashtu, takimet kanë shërbyer,  si lehtësim i komunikimit në mes komunës dhe qytetarëve dhe ngritjes së vetëdijes për transparencë dhe llogaridhënie ,në kuadër të  projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”.