Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe atë të Arsimit

2020/07/24 - 4:07

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë, sot ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agron Bacaj, dhe zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Driton Bardheci, me të cilët ka biseduar lidhur me situatën e krijuar me virusin COVID-19 dhe projektet zhvillimore në Komunën e Klinës.
Kryetari Elezaj informoi dy zëvendësministrat lidhur me nevojat dhe kërkesat që ka komuna në dikasteret respektive dhe kërkoi mbështetje në projekte të cilat janë të nevojshme, veçanërisht në fushën e arsimit.