Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj u takua drejtorin e USAID-it William Althaus

2018/09/21 - 10:24

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Fadil Gashi  kanë  pritur sot  në takim drejtorin e USAID-it, William J.Althaus,

Temë kryesore e këtij takimi ishte   diskutimi për projektin pesë vjeqarë “ LEGO” që do të investojë 12 milionë euro në 14 komuna  të Kosovës duke përfshirë edhe Komunën e Klinës.  Ky projekt ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të komunave në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin e institucioneve që do të këtë një ndikim të rëndësishëm në tërësi.

Elezaj më këtë rast u shpreh se jemi të interesuar për një qeverisje efektive si dhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve.