Republika e Kosoves

Klinë

ELEZAJ URON BESIMTARËT MYSLIMANË PËR FESTËN E FITËR BAJRAMIT

2019/06/04 - 5:02

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka uruar besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit të kryetarit Elezaj thuhet:

“Të nderuar qytetarë të besimit Islam, urime e me fat festa e Fitër Bajramit, që vjen pas muajit të Ramazanit, ku besimtarët, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit, agjëruan.

Urojmë që kjo festë të sjelli harmoni mes njerëzve, solidaritet me të varfrit, begati për ne dhe familjet tona dhe le të na shërbejë si moment i vetëdijesimit, që ta respektojmë njëri-tjetrin dhe vlerat njerëzore.

Sot, po ashtu, kujtojmë dëshmorët, martirët, të zhdukurit e luftës dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit, të cilëve u jemi gjithnjë mirënjohës për veprat e tyre heroike për lirinë e vendit.

Urime dhe për shumë vite të tjera!”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj.