Republika e Kosoves

Klinë

Elezaj priti në takim komandantin e JRDS Cem Sinan Barim

2018/06/20 - 4:07

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.dr. Zenun Elezaj, e ka pritur sot për një takim , komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonel Cen Sinan Barim, njëherë komandant i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it.

Kryetari Elezaj duke i uruar mirëseardhje,  e ka njoftuar për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Klinës, po ashtu edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që e ka Komuna e Klinës  me KFOR-in, përkatësisht njësinë e LMT-së, në Klinë.

Kryetari Elezaj dhe koloneli Barim, janë dakorduar për bashkëpunim të mëtejshëm mes komunës dhe KFOR-it.