Republika e Kosoves

Klinë

Është mbajtur manifestimi i X-të “Ora e Tahir Deskut”

2018/12/03 - 5:05

Nën përkujdesjen  e Komunës së Klinës dhe Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, në Shtëpinë e Kulturës “Jehona Dukagjini”, në Klinë, u mbajt manifestimi tradicional kulturor e letrar “Ora e Tahir Deskut”.

Të pranishmëve me fjalën e tij ju është drejtuar Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ku tha se : Ky homazh kulturor e letrar, përpos që përkujton këtë shkrimtar të shquar të Klinës dhe botës sonë letrare, njëherësh organizohet edhe për të vlerësuar dhe nderuar  krijuesit dhe talentët e vargut poetik, që kanë bërë me vite të tëra. 

Çmimet që i ndajmë sot, edhe pse janë tepër modeste, megjithatë janë mirënjohje  për krijuesit, dhe si Komunë jemi të interesuar  që të jemi në mbështetje  të tyre; jemi krenarë me punën që keni bërë në vazhdimësi. Është moment historik që të vlerësojmë punën e juaj dhe shpresoj se  këtë do ta bëjmë.

Prandaj, konsideroj se ky është edhe akti më i madhërishëm që  e fuqizon portretin e  këtij krijuesi dhe luftëtari të denjë të lirisë së Kosovës.

Emri i tij do të mbetet në kujtesën  e këtij populli për fuqinë e tij krijuese dhe fuqinë e tij shpirtërore që ishte  simbiozë e dheut të  Kosovës.

Fjalën më pas e mori edhe shkrimtari Mikel Gojani i cili para të pranishmëve shqoi lart figurën e Tahir Deskut.

Çmimi letrat “Ora e Tahir Deskut”,  iu nda autores së veprës “Britmat e Shpirtit”, Kaltrina Maloku.