Republika e Kosoves

Klinë

Është mbajtur Takimi me Publikun për rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës për gjashtëmujorin e dytë 2018

2018/12/18 - 3:33

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur takimi me  publikun,  ku u diskutua për rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës, në gjashtëmujorin e dytë të viti 2018,  për të arriturat, vështirësitë, synimet si dhe investimet kapitale.

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga stafi i tij ekzekutiv para një pjesëmarrje të madhe të publikut , foli për qeverisjen gjatë vitit 2018. Elezaj, njoftoi publikun për 65-së, projekte të përfunduara në Komunën e Klinës, duke përfshirë këtu rrugë të asfaltuara, ndërtim të rrjetit të kanalizimeve, renovimi i emergjencës në QKMF “Nënë Tereza”, renovime të tjera në infrastrukturën shkollore dhe objekteve të gjendjes civile , ndërtim të urave, mirëmbajtje dhe të hapësirave publike, dekorimi i qytetit etj. Ai gjithashtu informoi publikun mbi projektet të cilat janë synim i qeverisjes për të ardhmen e afërt. Po ashtu, kryetari Elezaj, i njoftoi qytetarët për përpjekjet që janë duke i bërë, për sigurimin e ujit të pijes dhe së bashku debatuan mbi alternativat e furnizimit. Sfidë për komunë mbetet menaxhim më i mirë i mbeturinave në bashkëpunim më kompaninë “Ambienti” dhe qytetarët ka thënë në Elezaj, ku edhe ka përfunduar takimin.