Republika e Kosoves

Klinë

Filloi asfaltimi i rrugës në fshatin Gjurgjevik i Madh

2018/10/16 - 4:17

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, në vendbanimet e Komunës së Klinës, sot ka filluar realizimi i projektit   për asfaltimin e rrugës ne fshatin Gjurgjevik të Madh, projekt ky i cili është i financuar nga Komuna e Klinës, Ministria e FSK-se dhe Ministria e Infrastrukturës.

Në ceremoninë zyrtare të nisjes së punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, si dhe përfaqësueses të fshatrave dhe banorë të këtij lokaliteti. 

Gjatë këtij përurimi, Ministri Berisha, u shpreh se: Ky projekt dhe ky investim është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës, në Komunën e Klinës. Ndërsa,  Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se ndërtimi i kësaj rruge, po hap perspektivë të mirë për zhvillimin  ekonomik te Komunës së Klinës.

Elezaj me këtë rast theksoi se: Ne si ekzekutiv jemi duke punuar shumë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore ,në mënyre që banoreve klinas, të iu ofrohen kushte sa më të përshtatshme për qarkullim.