Republika e Kosoves

Klinë

Filloi renovimi i varrezave te dëshmorëve tek Kodra e Kuqe në Zajm

2018/08/06 - 2:00

Komuna e Klinës ka ndarë mbi 23 mijë euro për renovimin e varrezave të dëshmorëve të Kodra e Kuqe në fshatin Zajm. Ky renovim dhe kjo ndërhyrje vjen si shkas i dëmtimit të madh të tyre varrezave që nga koha e ndërtimit.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku më drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku, Komandantin e Policisë në Klinë Rexhë Berisha dhe Kryetarin e degës së Veteranëve Hajdin Balaj,  ishin të pranishëm tek kompleksi memorial në Kodrën e Kuqe, Zajm, në inagurimin e punimeve për renovimin e këtij kompleksi. Elezaj më këtë rast u shpreh se kjo iniciativë e Komunës, që përfshin këto varreza në këtë vend, ka si qëllim të nderojë dhe respektojë dinjitetin e të rënëve.

E kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve është kompania NN VALA nga Peja në afat prej 60 ditësh.