Republika e Kosoves

Klinë

FILLOJNË PUNIMET PËR ASFALTIMIN E RRUGËVE DHE RREGULLIMIN E TROTUARIT NË FSHATIN BERKOVË

2022/09/21 - 6:48

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me bashkëpunëtorë kanë vizituar fshatin Berkovë, ku janë parë nga afër punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në gjatësi prej 1000 metra. Po ashtu, në kuadër të këtij projekti po bëhet edhe rregullimi i trotuarit në gjatësi prej 500 metrave, ku vlera totale është 94 mijë euro.

“Këto janë projekte shumë të nevojshme për krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe që rrisin sigurinë në komunikacion, ndërsa ne kemi planifikuar që të realizojmë investime të njëjta edhe në shumë fshatra tjera”, ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.