Republika e Kosoves

Klinë

Fillojnë punimet për ndërtimin e ambulantes së mjekësisë familjare në Shtupel

2021/05/26 - 10:07

Në fshatin Shtupel sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ambulantes së mjekësisë familjare, projekt ky i financuar nga shoqata “Qëndresa Kosovare” përmes donatorëve nga populli i Kuvajtit.
Me këtë rast, kryetari Elezaj ka uruar banorët për fillimin e projektit dhe ka falënderuar kryetarin e shoqatës, z. Islam Cakaj, dhe shoqatën “Qëndresa Kosovare” për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e këtij fshati.
Në anën tjetër z. Cakaj ka falënderuar kryetarin Elezaj për mbështetjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ka theksuar se realizimi i këtij projekt do të përfundojë brenda një periudhe kohore prej tre muaj.