Republika e Kosoves

Klinë

FILLOJNË PUNIMET PËR NDËRTIMIN E FUSHËS SË TENISIT NË PARKUN E QYTETIT NË KLINË

2021/05/31 - 3:46

Në parkun e qytetit “Ilir Merturi” në Klinë sot kanë filluar punimet për ndërtimin e fushës së tenisit, projekt i financuar nga Komuna e Klinës që ka një vlerë buxhetore rreth 34 mijë euro.
Fillimin e punimeve e kanë përcjellur nga afër kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturi.
Kryetari Elezaj u shpreh i lumtur për fillimin e punimeve, ndërsa theksoi se rregullimi i parkut të qytetit, i fushës ndihmëse të futbollit dhe tash fushës së tenisit janë ndër projektet më të rëndësishme dhe të nevojshme për qytetarët e Klinës.
Elezaj theksoi se punimet do të kryhen për një afat të shkurtër kohor, ndërsa shtoi se Komuna e Klinës në vitet e ardhshme do të vazhdojë me rregullimin e parqeve dhe fushave sportive edhe nëpër fshatra dhe vendbanime tjera.