Republika e Kosoves

Klinë

FILLOJNË PUNIMET PËR SHTRIMIN E RRJETIT TË KANALIZIMIT NË DEIQ DHE RADULLOVC

2019/05/31 - 5:20

Sot është bërë përurimi i punimeve për shtrimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Deiq dhe Radullovc, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, prof. dr. Zenun Elezaj.

Kryetari Elezaj uroi banorët e këtyre fshatrave për fillimin e këtyre projekteve me një rëndësi të veçantë për mirëqenien qytetare.

Po ashtu, Kryetari Elezaj kërkoi nga operatori ekonomik që të respektohen kushtet e parapara në kontratë dhe që punimet të përfundojnë në afatin e paraparë.

Ndërsa banorët falënderuan kryetarin për fillimin e këtyre projekteve, që ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj ane.

Vlera totale e këtyre projekteve është 119 000 euro, ndërsa vlera e secilit projekt është:
Deiq : 64 911 euro,
Radullovc: 54 184 euro, ndërsa afati kohor për përfundimin e punimeve është 50 pune për secilin projekt