Republika e Kosoves

Klinë

FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE LOKALE NË FSHATIN RUDICË

2021/05/31 - 8:04

Në fshatin Rudicë sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve lokale në lagjet Bajraktaraj, Mehmetaj dhe Ahmetxhekaj.
Fillimin e punimeve e kanë përcjellur nga afër kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, z. Lorenc Marleku.
Me këtë rast, kryetari Elezaj ka uruar banorët për realizimin e këtij projekti, kërkesë e kamotshme e tyre, dhe ka theksuar se këtë vit kanë planifikuar projekte të ngjashme edhe në fshatrat tjera, që kanë qëllim kompletimin e infrastrukturës rrugore në tërë territorin e Komunës së Klinës.
Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Rudicë ka një vlerë buxhetore prej 57 mijë euro, ndërsa janë asfaltuar 1800 metra rrugë.