Republika e Kosoves

Klinë

FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE LOKALE NË FSHATIN SHTUPEL

2022/08/03 - 9:32

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Enver Berisha, kanë vizituar fshatin Shtupel, ku kanë përcjellur nga afër fillimin e punimeve për fazën e dytë të projektit për asfaltimin e rrugëve lokale në këtë fshat.

“Rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe asfaltimi i rrugëve të reja është një nga projektet e rëndësishme që po e zbatojmë në këtë kohë, ndër shumë projekte tjera që po financojmë si pushtet lokal e që kanë filluar të realizohen në shumë fshatra të Klinës”, ka thënë Elezaj gjatë vizitës në fshatin Shtupel.

Ky projekt ka një vlerë totale prej 95 mijë euro, ndërsa do të asfaltohen rreth 3.3 km rrugë.