Republika e Kosoves

Klinë

FILLON MËSIMI NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË KLINËS

2022/01/10 - 3:58

Pas përgatitjeve që ka bërë komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollave, sot në shkollat e komunës së Klinës ka filluar procesi mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2021-2022.

Drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija, ka vizituar sot disa nga shkollat, ku është pritur nga drejtorët dhe mësuesit e shkollave.

Gjatë vizitave ai është informuar nga afër lidhur me kërkesat, nevojat dhe sfidat me të cilat përballën shkollat gjatë procesit mësimor.

Drejtori Sejdija me këtë rast ka uruar nxënësit, prindërit, drejtorët, stafin menaxhues dhe të gjithë mësimdhënësit, duke iu uruar shëndet dhe suksese në rrugëtimin e tyre në nxënien e dijes.