Republika e Kosoves

Klinë

Fillon projekti për rregullimin e trotuarit afër stacionit të trenit në Klinë

2023/03/15 - 4:06

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berishën, kanë vizituar punimet për rregullimin e trotuarit në dalje të qytetit, në pjesën afër stacionit të trenit ku do të bëhet rregullimi i trotuarit në gjatësi prej 900 metrave dhe gjerësi 2 metra.
“Ky është një projekt shumë i nevojshëm për krijimin e kushteve të përshtatshme për këmbësorë dhe rritjes së sigurisë për qytetarët tanë.
Ky është një ndër shumë projekte tjera që po realizohen në Komunën e Klinës me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, ndërsa projekte tjera të ngjashme do të realizojmë edhe në pjesët tjera të qytetit dhe në shumë fshatra të Klinës”, -ka thënë Elezaj.