Republika e Kosoves

Klinë

Fillon puna për asfaltimin e rrugëve lokale në Budisalc, Rudicë dhe rregullimi i dy urave në Stupë

2022/08/19 - 9:10

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka marr pjesë sot në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatrat Budisalc, Stupë dhe Rudicë.

“Ky projekt i rëndësishëm i asfaltimit të rrugëve lokale në fshatrat Budisalc, Stupë dhe Rudicë, është një kërkesë e qytetarëve që tashmë po realizohet për t`ju siguruar kushte më të mira infrastrukturore. Po ashtu, në Stupë po vazhdon puna edhe për rregullimin e dy urave, ndërtimi i të cilave ka qenë shumë i nevojshëm dhe rritë sigurinë në komunikacion.” – ka thënë Elezaj.

Realizimi i këtij projekti po financohet nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 78 mijë euro, ndërsa në total do të asfaltohen 1400 metra rrugë.